Një stuhi e papritur ka goditur ditën e kaluar Prishtinën ndërkohë që termometri shënonte 38 gradë celsius. Ekspertët kanë reaguar menjëherë duke thënë se ky ishte një fenomen i papritur. Fatmirësisht ajo zgjati vetëm pak minuta dhe nuk shkaktoi dëme në njerëz apo materiale.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se moti në ditët e ardhshme do të jetë i qëndrueshëm, ku do të mbizotrojnë temperaturat e larta dhe i nxehti afrikan.
“Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, njoftoi IHMK.