Pikërisht atëherë kur ne mendojmë se nuk kemi çfarë presim më shumë nga ajo, Luana Vjollca na befason me surpriza edhe më të mëdha. Saqë është pak ta konsiderosh si të paparashikueshme.

Krah televizionit dhe biznesit, Luana vijon rrugën dhe pasionin e saj në muzikë, teksa presim ende këngë të reja nga ajo këtë sezon.

Mirëpo, ndonëse është aktive në muzikë mund të keni vënë re se Luana nuk po mban koncerte këtë vit dhe paska një arsye madhore. Kështu ka deklaruar vetë moderatorja bukuroshe, duke iu përgjigjur fansave të saj në mesazhet private që i dërgojnë në Instagram.

Më mungoni shumë dhe do doja shumë t’ju shihja në çdo qytet, por i kam pezulluar të gjitha koncertet sepse po punoj mbi diçka të madhe që vjen me shpresë sa më shpejt!!!”, ka shkruar në mezashin dërguar fansave të saj, tē cilët e kanë ndarë edhe me të tjerët në rrjetet sociale.

Nuk dihet ende se për çfarë po punon Luana, por paraprakisht mendohet se lidhet me sezonin e ri televiziv që nis shumë shpejt. Ajo nuk e ka zbuluar ende nëse do rikthehet me “Shiko kush luan” apo me ndonjë emision tjetër, por për një gjë jemi të sigurtë: Do jetë një spektakël i vërtetë dhe do kalonë çdo pritshmëri.