Ish konkurrenti i “Përputhen”, Arjon Luli është një ndër personazhet, të cilët dhe pas daljes së tij nga emisioni ka ditur si ti bëjë njerëzit të flasin për të. Kemi parë që ai nuk e ka aspak problem që në rrjetet e tij sociale të postojë foto shumë tunduese të së dashurës së tij, Serenës, duke “rrëmbyer” një vëmendje të madhe të ndjekësve.

Së fundmi, ai ka postuar një foto të Serena Sulës e cila me bikini tepër tunduese qëndron pranë një makine policie. “Me hyrjen e Serenës në detyrë do të kapen dhe do gjobiten të gjithë pa përjashtim”, shkruan Arjoni.

Kjo nuk është fotoja e vetme që Arjoni i publikon Serënës, pasi mjafton të hedhim një sy në “Instagramin” e çiftit dhe çfarë nuk do na shohin sytë. Nga fotot provokuese deri te videot në të cilat nuk i lënë vend aspak imagjinatës.