Lajmi se Zaimina Vasjari, ka marrë një post pune në UKT si specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut,

u bë mjaft viral dhe u komentua gjerësisht. Sipas dokumentit që u bë publik, këngëtarja është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor, ndërsa vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit, Spartak Kovaçi.

Mesa duket, këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë nuk e kanë shqetësuar aspak Zajminën, e cila ka vazhduar pushimet pa e vrarë shumë mendjen. Së fundmi, së bashku me familjen kanë vendosur që këtë fundjavë ta shijojnë në bregdetin shqiptar dhe këtë gjë e ka zbuluar vetë Zaimina përmes disa videove.

Ky është reagimi i parë i këngëtares që prej bërjes publike të lajmit që mori dhenë, ndërsa asj nuk ia ndjen fare.

Ditën e djeshme një tjetër lajm i ngjashëm i ka habitur të gjithë.