Teksa Greqia po përjeton situatën më të vështirë për shkak të zjarrave në pjesën veriore të saj, nuk kanë munguar as episodet humoristike.
Televizioni SKAI ka publikuar videon e një emigranti shqiptar i cili është ndalur të pyetet për situatën. Gazetarja e pyet se cila është gjendja për zoën atyr.
“Shumë e mirë, shumë e mirë është gjendja. Të gjithë zjarrin e fika unë”, i thotë shqiptari teksa mbante në veshë edhe celularin. Më tej gazetarja e pyet me naivitet nëse është zjarrfikës apo jo. “Jo jo, nuk jam zjarrfikës, jam shqiptar. Kam punuar këtu kam marrë lekë.
Kush kalon këtu me makinë në mes të flakëve, vetëm shqiptari kalon”, iu përgjigj emigranti. Ndërkohë ky reagim i tij mes kësaj situate të jashtëzakonshme nuk ka kaluar pa u komentuar në studion e televizionit që transmetonte direkt gjendjen.
“Bravo që gjen kohë dhe për humor në këtë situatë”, thanë gazetarët. Shihni videon më poshtë e cila po bën xhiron e rrjetit.