Gazetarja greke e televizionit ERT Marina Demertzian, e cila ishte në Pefki për të raportuar mbi situatën e zjarreve, shpëtoi një kotele.
Momenti tronditës u regjistrua të dielën pasdite, para syve të shikuesve të ERT. Konkretisht, gazetarja e ERT Marina Demertzian, e cila ishte në Pefki në ishullin Evia për të mbuluar zjarret që digjeshin për ditën e gjashtë, shpëtoi një kotele ndërsa ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.
Marina Demertzian e kapi me duart e saj dhe e vendosi atë në një shtëpi për t’u siguruar që nuk do të rrezikohej nga flakët.