Duhet provuar patjetër…/ Tarator me Kastraveca Turshi – Provoni Recetën Me Shijen Më Të Veçantë

Taratori është një nga kombinimet më të shpejta dhe të shijshme që tradita na ka servirur. Nuk ka nevojë të jeni një amvisë e zonja për t’a përgatitur këtë recetë megjithëse shija e tij e thjeshtë është e preferuar për të gjithë.

 

Mjafton të keni pak kos, vaj,kastraveca dhe hudhër e t’i përzieni bashkë dhe pjata është gati. Gjithsesi pak larg kësaj mënyrë tradicionale, AgroWeb.org ju këshillon të provoni atë me kastraveca turshi.

 

Kjo mënyrë e re do të kthehet në të preferuarën tuaj dhe do t’ju shoqëroj në çdo vakt. Përveçse shumë e shijshme është e pasur edhe në vlera, pasi kastravecat turshi janë antibiotikë natyralë. Duke ndihmuar kështu trupin të luftojë inflamacionet në mënyrë natyrale dhe të sigurt.

 

Ndihmojnë gjithashtu për shëndetin emirë të kockave, kapilarëve, tiroides dhe syve. Prandaj është një nga ushqimet më të mira për t’u konsumuar përgjatë vakteve tuaja. Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete sipas këshillave AgroWeb.org.

 

Përbërësit
500 gr kos

4-5 kastraveca turshi

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

 

Përgatitja
Për të nisur me përgatitjes e kësaj recetë AgroWeb.org ju këshillon të prisni fillimisht në copëza të vogla kastravecat turshi.

 

Këto kastraveca mund t’i gjeni lehtësisht në dyqane ose ti përgatisni fare lehtë në shtëpi sipas këshillave të AgroWeb.org. Recetën e plotë të përgatitjes së tyre në shtëpi e gjeni duke klikuar këtu. Pas kësaj, hidhni kosin në një enë të thellë dhe shtoni brenda kastravecat turshi duke i përzier me kujdes.

 

Në fund shtoni edhe dy lugë vaj ulliri dhe pak kripë duke bërë kujdes me sasinë e saj, pasi edhe kastravecat turshi përmbajnë një sasi të caktuar kripe. Sipas dëshirës lëreni të ftohet pak në frigorifer ose shërbejeni menjëherë gati për t’u ngrënë në çdo kohë. Shoqërojeni me pjata mishi, byreku, sallata apo me pak bukë misri të thekur për shije të mrekullueshme./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME