Masat e reja: Mbyllen klubet e natës, nuk lejohen dasmat pa u vaksinuar

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka takuar krerët e institucioneve shëndetësore dhe personat e angazhuar në mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave anti-COVID, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja anti-COVID, raporton Express.

 

Në takimin e ministrit Vita për zbatimin e masave kundër COVID-19, është diskutuar që të ketë ndryshim të masave anti-COVID, për shkak të rritjes së rasteve pozitive.

 

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka deklaruar për Express se nga data 20 gusht, deri më 1 shtator, orari i gastronomisë do të jetë deri në orën 22:30 apo eventualisht deri në orën 23:00.

 

“Nga data 20 deri më 1 shtator orari i gastronomisë do të jetë deri në 22:30 ose deri në orën 23:00. Sallat e dasmave, hotelet, restorantet, qendrat tregtare dhe restorantet brenda tyre po ashtu. Maksimumi i personave të lejuar në dasma do të jetë 150”, ka deklaruar Sogojeva.

 

Sogojeva tha se në dasma do të kërkohet dëshmia e vaksinës, apo testi negativ i COVID-19.

 

Sogojeva tha se nga data 20 gusht, klubet e natës do të mbyllen, derisa tha se nuk është përmendur kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

 

“Klubet e natës mbyllen nga data 20. Kufizimi i lëvizjes nuk është përmendur. Ne si Odë duke e parë gjendjen, u pajtuam me këto masa deri më 1 shtator”, ka deklaruar Sogojeva./GazetaExpress/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME