Një e moshuar greke është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se i ka marre jeten me rripin e çantës motrën e saj.
Raportohet se autorja është një 73-vjeçare, ndërsa viktima rreth 2 vite më e madhe. Dyshohet paraprakisht se e moshuara që kreu aktin vuante nga problemet e shëndetit mendorë.
Sipas informacioneve dy motrat fillimisht janë konfliktuar mes njëra-tjetrën.
Kjo dëshmohet nga fqinjët, të cilët thonë se kanë dëgjuar zhurma të shumta. Ishin pikërisht fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet për këtë ngjarje.