Ndahet nga jeta babai i këngëtares së njohur kosovare, Eliza Hoxha.
Lajmin e hidhur e ndau me publikun vetë Eliza, e cila postoi një status në rrjetet sociale: “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë 19.08.2021 ndërroi jetë Babai, Gjyshi dhe i dashuri ynë Shefqet Hoxha.
Njoftojmë familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në varrezat e Prishtinës në Arbëri (Dragodan) me ikindi në ora 16:30”, shkruhet në postim.
Ajo kishte njoftuar edhe më herët për sëmundjen e babait të saj, pasi ai ishte edhe i infektuar me koronavirus. Në atë periudhë, ajo kërkoi ndihmë nga qytetarët për ti siguruar plazmën e gjakut që i nevojitet babait të saj.