Futet dhe përleshet me pronarin, dalin pamjet, si i grabisin shqiptarët dyqanet në Greqi

Tre hajdutë shqiptarë u arrestuan nga policia greke pak javë më parë për 11 vjedhje në zonën e Atikës.

Sot mediat greke kanë publikuar pamjet e një prej episodeve të vjedhjeve dhe grabitjeve të bandës shqiptare që terrorizoi pronarët e dyqaneve në Greqi.

Sipas autoriteteve greke, njëri nga shqiptarët futej brenda zyrave ose dyqaneve me pretekstin e shpërndarjes së fletëpalosjeve për kaluar më pas te hapi i radhës, grabitja, ndërsa shoku priste jashtë me motor për t’u larguar me shpejtësi.

Por në një moment, njëri nga shqiptarët që u fut për të vjedhur u përlesh me pronarin e dyqanit, sikur duket në pamjet e publikuara nga mediat fqinje. Tashmë anëtarët e bandës janë pas hekurave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME