Rritja e madhe e infektimeve me virusin Corona, ku në 24 orët e fundit u shënua rekord i rasteve, shtim i pacientëve nëpër spitale, dhe çdo ditë rritja e numrit të viktimave nga Covid-19, bëri që qeveria e Kosovës nga data 20 gusht të ashpërsojë masat anti-Covid.
Tetë përsona humbën jetën dhe mbi dy mijë raste të infektimeve u shënuan vetëm gjatë 24 orëve të fundit, që në raport me numrin e popullsisë, përbën rritjen më të madhe të infektimeve në rajon.
Qeveria e Kosovës ka reaguar me marrja masave kufizuese. Ajo vendosi që të reduktohen gati të gjitha aktivitetet publike deri në masën e mbylljes totale si? janë, klubet e natës dhe ahengjet familjare që në stinën e verës në Kosovë janë të shumta. Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në të gjitha ambientet e mbyllura publike.
“Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo institucionet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së apo të Komunave lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Sic e dëshmon edhe tabela e mëposhtme, Kosova mban rekord të vdekjeve duke lënë pas Kolumbinë, Brazilin dhe disa shtete të tjera. Kjo renditje behet ne baze te numrit të popullsisë dhe sipas statistikave Kosova mban vendin e parë.