Një burrë 86-vjeçar ka ndërruar jetë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u hodh në kanal për t’i shpëtuar jetën vajzës së tij me aftësi të kufizuara.
Lawrence Casey u hodh në kanalin Bude, që ndodhet në veri të Cornwall, për të shpëtuar vajzën e tij, Jessica pasi ajo humbi kontrollin e karriges së saj të lëvizshme.
Familja e të ndjerit tha se ai ja dedikoi gjithë jetën e tij deri në frymën e fundit kujdesit ndaj të bijës. Po ashtu persona të tjerë që ndodheshin afër në ato momente u ofruan për t’i shpëtuar jetën vajzës së Casey, e cila aktualisht ndodhet në shtëpi duke u rikuperuar.
“Ai ishte i dedikuar në kujdesin ndaj vajzës së tij me aftësi të kufizuara dhe akti i tij i fundit i dashurisë si baba ishte që të sakrifikonte jetën e tij për të shpëtuar atë të së bijës. Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për njerëzit e tij, që gjithashtu ndihmuan me vetëmohim në shpëtimin e e jetës së saj”, është shprehur në një deklaratë familja e të ndjerit.
Familja ka treguar se vajza që është në të 20-tat e saj, humbi kontrollin e karriges së saj të lëvizshme dhe kështu përfundoi bashkë me të në kanal. Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat, që nuk mundën të shpëtonin 86-vjeçarin që sakrifikoi jetën për vajzën e tij.