Shifrat e larta të infektimeve nga Covid-19, ka bërë që Kosova të shtojë masat me qëllim përhapjen dhe parandalimin e virusit.
Policia në Mitrovicë është duke kontrolluar personat të cilët janë në vetizolim, kjo si pjesë e shtimit të masave kundër COVID-19.
Në njoftimin e policisë thuhet se kontrollet po realizohen nga zyrtarë policorë të veshur civilë, me qëllim të verifikimit që masat për personat në vetizolim të jenë në përputhje me afatin e përcaktuar kohor nga institucioni kompetent.
“Nisur nga fakti se ditëve të fundit është rritur numri i masave për persona në vetëizolim, kjo gjendje ka reflektuar që qasja policore të intensifikohet, andaj me qëllim të mbrojtjes dhe mospërhapjes së pandemisë, në kuadër të angazhimeve policore, bazuar në planin e veprimit operativ,
në të gjithë zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po ndërmerren masa të intensifikuara duke përfshirë, vizita dhe kontrolle verifikuese në lokacione shtëpi/banesa të personave në vetizolim”, thuhet në njoftim.