Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, autoritetet pezulluan nga puna 92 punonjës të shëndetësisë në një Spital në Ksanthi të Greqisë, pasi nuk pranuan të vaksinohen kundër Covid-19.
Ky vendim është ndërmarrë në zbatim të urdhrit për vaksinim të detyruar të personelit mjekësor. Punonjësit e pezulluar përbëjnë 14% të personelit të penalizuarm, një shifër kjo shumë e lartë.
Shkarkimi i punonjësve ndikon dhe prek sistemin shëndetësor në një kohë kur vendi po përballet me shifra në rritje të të infektuarve dhe viktimave si pasojë e infektimit me koronavirus.
Sindikata e Punonjësve të Spitalit gjithashtu mbështeti vaksinimin, duke shprehur pakënaqësinë e tij të fortë me mënyrën e detyrueshme të masës dhe efektet e saj në sistemin e Shëndetit Publik të Ksanthi.