Moderatorja e njohur shqiptare fiton zemrën e të gjithëve me historinë e saj, zbulon si u dashurua me invalidin e luftës

Alketa Gashi është një nga gazetaret dhe moderatoret më të dashura në Kosovë. Alketa përpos televizionit, është edhe pjesë e botës së letërsisë dhe një shkrimtare e suksesshme, e ka botuar disa libra. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për karrierën, familjen, dhe për shumë gjëra interesante.

 

Ajo që mori vëmendjen e të gjithve ishte historia e saj e dashurisë me bashkëshortin, i cili quhet Faik Fazliut, ish-kryetari i OVL e UÇK-së. Historia e tyre është tejet e veçantë pasi Faiku ka mbetur invalid nga lufta e Kosovës por kjo nuk e pengoi aspak t’i vidhte zemrën Alketës. Duke folur për historinë e tyre, gazetarja rrëfeu:

 

“Më tha që unë jam ky. Dhe i thash: “Pikërisht pse je ky dhe ke bërë diçka për lirinë e Kosovës që e kemi pritur me shekuj, unë jo vetëm e përqafoj këtë por jam pjesë e kësaj krenarie dhe dua të jem përjetësisht pjesë e asaj krenarie.’”

 

E pyetur nëse ka qenë ndonjëherë në mëdyshje, moderatorja u përgjigj:

 

“Në momentin që e kam parë jo vetëm mëdyshje s’kisha por u shtua edhe dashuria nga ana ime. Jam tip i ndjeshëm shumë si natyrë dhe njerëzit që kanë sakrifikuar për mua janë elitarë. Njerëzit që kanë bërë diçka për atë vend të vuajtur për shekull ua ngrejmë kapelen dhe u gjunjëzohemi.

 

Kjo kategori e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe asaj lufte të mjerë që është bërë që tashmë duan ta njollosin, për mua është e shenjtë. Është vlera më sublime që ka patur Kosova”.- përfundoi Alketa. /News31

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME