Më poshtë ju sjellim recetën e buke që mund ta përgatisni fare lehtë në kushtet e shtëpisë
Përbërësit:
300 ml ujë,
500 gram miell,
½ lugë çaji me maja,
1 lugë gjelle me sheqer,
½ lugë çaji me kripë.
Përgatitja:
Në një gotë kombinoni sheqerin, majanë dhe pak ujë të vakët. I lini 10 minuta derisa të treten mirë.
Në një enë shtoni miellin, kripën dhe masën me maja që përgatitëm. Fillojmë e punojmë brumin mirë.
Pas kësaj e mbulojmë dhe e lëmë në temperaturë ambienti përrreth 1 orë. Tani marim një tavë. E shtojmë brumin me kujdes.
Mos harroni ta lyeni më parë tavën me pak vaj. Vendoseni në furrë për 30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi buka të jetë gati, e lini të ftohet pak para se ta konsumoni.