Ishte raportuar i zhdukur, 36-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur (Emri)

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete 36 vjeçari nga Peja i cili ishte raportuar dje si i zhdukur nga bashkëshortja e tij.

Lajmin për mediat e Kosovës e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 13:00 policia është njoftuar përmes telefonit nga familjarët se personi i cili dje ishte raportuar i zhdukur është gjetur në fshatin Sferkë të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente dhe mjeku e ka konstatuar vd ekjen e vik timës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i vik timës është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq media lokale raportojnë se vik tima është Baton Berisha. I riu Berisha, rrjedh nga një familje e njohur, shumë e arsimuar dhe e urtë nga Peja.

Babai dhe nëna e të ndjerit kanë shërbyer për dekada në arsim.

Ndryshe, i ndjeri Baton Berisha, është vëllai i moderatorës dhe gazetares së njohur kosovare, aktualisht redaktore e programeve të mëngjesit në ‘RADIO 1’, Venera Berisha Morina.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME