Keq trajtimi ndaj grave është një nga fenomenet me të rënda, me cilin përballet sot shoqëria shqiptare. Ajo është e përhapur kudo, si nga pikëpamja fizike, ashtu dhe nga ajo psikologjike.
Për të folur mbi këtë temë në emisioni “Rudina” në Tv Klan ka qenë të ftuar juristja Eni Çobani, sociologu Gëzim Tushi, aktivistja dhe koordinatorja kombëtare të rrjetit “Barazi dhe Vendimmarrje” Edlira Çepani, dietologia Diola Dosti dhe Dario Doka, make-up artist.
Bëhet fjalë pikërisht dy rastet e fundit tragjike të dy vajzave të reja, jeta e të cilave u pre në mes në moshë shumë të re. Të gjithë u tronditëm nga rasti i 23-vjeçares nga Fieri, Sabrina Bengaj, e cila iu mor jeta nga ish-bashkëshorti i saj dhe për rastin e 18-vjeçares nga Ferizaj i Kosovës, Marigona Osmani, e lënë pa jetë në dyert e spitalit.
Raste të tmerrshme që vërtetojnë edhe më shumë se keq trajtimi është një fenomen që duket se nuk po zbehet aspak në shoqërinë shqiptare.