‘Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpi’, babai bën për 1 lek vajzën live ne emision

Mësoji djalit shqip ose mos hajde më në shtëpi’, babai bën për 1 lek vajzën live

 

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ishte Nuredini i cili kishte ardhur nga Brindisi i Italisë për të shprehur një shqetësim mbi faktin që nipi i tij 6-vjeçar nuk flet shqip.

 

Vajza e tij, Ada është e martuar me një italian, Robertin me të cilin ka një djalë, Mikelen. Mirëpo 6-vjeçarit Ada nuk i ka mësuar shqip dhe kjo e shqetëson Nuredinin.“Djali kupton shqip por nuk e flet. Ai reagon po të flasësh keq për atë por nuk na e kthen në shqip por në italisht. Dëgjoj një ditë një zonjë në një supermarket që i fliste italisht fëmijës.

 

E njihja atë zonjën sepse ishte nga fshatrat e Kavajës. I thashë ‘me këtë italishten që flet ti, si mund t’i flasësh fëmijës? Fliti ore shqip! Kur do ta mësojë ky? Më tha që kështu jemi mësuar.

 

I bëra një pyetje ‘ti si i shikon ëndrrat, në shqip apo në italisht’? Pse ma bën këtë pyetje, më tha. Jo i thashë unë, sepse atëherë njeriu është pa ndienja. ‘Shqip i shikoj’ më tha. ‘Atëherë je shqiptare puro i thashë, andej nga Kavaja ndaj fliti fëmijës shqip”, u shpreh Nuredini.

 

Ada, vajza e Nuredinit erdhi në studio dhe kur mori mesazhin e të atit u shpreh se “djali di shqip por nuk flet sepse ka frikë se gabon”. Nuredini i la afat deri në fund të vitit që Mikele të flasë shqip, përndryshe nuk jenë më të mirëpritur në shtëpinë e tij funjavave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME