Gazetarja e Ora News, Sonila Musai, nuk ka mundur t’i mbaj dot lotët gjatë raportimit direkt nga minierat e Bulqizës, aty ku prej 3 ditësh gjendet i bllokuar minatori Muharrem Plaku.
Duke raportuar për situatën, Sonila, tregoi se edhe ajo është vajzë e një minatori dhe është rritur duke dëgjuar raste vde. kjesh dhe incidentesh në minierat e Bulqizës.
Kujtojmë së gjatë viteve të fundit kanë qenë të shpeshta rastet kur shumë minatorë kanë humbur jetën brenda ambientit të tyre të punës.
Gazetarja rrëfen se i ati i saj ka pësuar një incident të tillë, por kishte fatin e mirë me vete që shpëtoi.
“Unë jam banore e këtij qyteti dhe mbaj mend që e vogël dëgjoja vazhdimisht, që minatorët humbnin jetën në galeri.
Jo vetëm minatorët por edhe të rinjtë, që e kanë këtë galeri si të vetmen mundësi për të mbajtur familjet e tyre, shtëpinë e tyre.
Janë raste të përsëritura, kërkoj ndjesë për emocionet. (qan) Një rast të tillë e kam pasur edhe vetë në familje, pasi unë jam vajza e njëminatori.
Një rast i tillë i ka ndodhur dhe tim ati, ku fatkeqësisht kolegu i tij ndërroi jetë, babai im shpëtoi.
Por Zoti e shpëtoi babain tim dhe për këtë jam falenderuese. Minierat në Bulqizë janë e vetmja mundësi ku kryefamiljarët të mbajnë familjet e tyre.
Nga ana e institucioneve nuk është marrë asnjë masë se pse kaq shumë persona po humbin jetën në miniera prej kaq vitesh. Nuk kanë mundësi tjetër edhe pse e dinë se hynë të gjallë dhe nuk e dinë si do të dalin. Ashtu siç është dhe rasti i Muharremit”, rrëfen Sonila duke lotuar.