Një video ka sjellë reagimin e opinionit publik në Kosovë dhe vendin tonë, ku shihet dhuna e ushtruar ndaj një vajze të re nga një grua dhe një djalë në qytetin e Pejës.
Ndonëse ende nuk dihet arsyeja e kësaj rrahje, nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës për Gazetën Express thanë se rasti deri në këto momente nuk është raportuar në Polici.
“Nuk ka ndonjë informacion për këtë rast, deri tani nuk është raportuar asgjë”, tha zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.
Të tre personat nuk janë identifikuar, ndërsa ende nuk dihet konflikti që kanë pasur mes tyre.