Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare është bërë pjesë një djalë 29-vjeç i quajtur Siket, i cili ndodhet mes dy zjarreve.
Ai ka treguar historinë e tij të dashurisë me Matildën të cilën e mori në Kanada për të jetuar me të dhe familjen, por filluan menjëherë konfliktet mes saj dhe nënës se tij.
Ai tregon se është shumë i lidhur me të ëmën dhe ajo është shumë xheloze për nusen. Kjo gjë ka bërë që situata të agravojë shpesh dhe jetesa bashkë ka qenë e pamundur. Matilda ka duruar mjaftueshëm, por duke parë që Siketi nuk e mbështet kurrë para të ëmës, është lodhur dhe ka vendosur që të ndahej me të.
Ardit Gjebrea: Çfarë shprese ke sot në rast se Matilda ka ardhur?
Siketi: Shpresa ime e vetme është që të kuptojë rëndësinë e këtij gjesti dhe tani sikur unë jam çliruar nga një peshë që kam pasur mbi supe gjatë këtyre 3 viteve se gjithmonë ajo më ka mbështetur dhe më ka dhënë këshilla, por unë nuk i kam përballuar problemet asnjëherë siç janë për t’u përballur. Gjithmonë kam gjetur një mënyrë për të devijuar.
Ardit Gjebrea i thotë që ta bindë atë sikur është babai i Matildës që ka ndryshuar dhe do e trajtojë atë ashtu siç e meriton. Siketi thotë që do përqendrohet më shumë tek familja, marrëdhënia e të dyve dhe të mendojnë për të ardhmen. Nuk do flasë më me vajza të tjera në telefon, apo të ketë aventura. Ndërsa për të ëmën, nuk beson se do e pranojë kurrë Matlidën.
Ardit Gjebrea: Mami jot nuk do e pranojë kurrë Matildën apo çdo femër në jetën tënde?
Siketi: Kjo është një pyetje e bukur, por se di.
Ardit Gjebrea: Nëse mami do të thoshte ose mua ose Matildën?
Siketi: Shpresoj mos ma bëjë kurrë këtë pyetje sepse është shumë, e keqe kundrejt një fëmije. Por unë jam këtu për Matildën dhe kuptohet që tashmë zgjedhjen time e kam bërë.
Nuk e di sa do e pranojë ajo zgjedhjen time, kemi pasur dhe një muhabet me familjen e Matildës që të më japin dhe një mundësi tjetër, por kërkojnë prindërit e mi që të shkojnë në shtëpinë e tyre, të ulen dhe të bisedojnë ku është problemi dhe pse kemi arritur deri këtu.
Por unë nuk e kam në dorë këtë gjë, nuk mund të marr prindërit me zor. Dua t’i them Matildës që nëse do të më japë një mundësi, jam i gatshëm të lëvizim këtu me qira në Tiranë, nuk e kam problem fare, të vazhdojmë bashkë.
Nuk e di si do jenë raportet me prindërit e mi mbas, dua t’i them që nëse ata kanë nevojë për mua, unë do i ndihmoj dhe do jem prezent sepse jam djalë i vetëm dhe s’kanë njeri tjetër. Do mundohem t’i ndihmoj dhe ata por do kemi jetën tonë të ndarë. /tvklan.al