Dikur këngëtare e shquar në Shqipëri, sot shet lule në cep të rrugës. Ç’të bëj me pensionin?

Virgjini Mile Ristani, dikur një këngëtare e shquar e Ansamblit të këngëve dhe valleve në Berat dhe më pas në Tiranë,rrëfen mes lotësh duke kujtuar me nostalgji vitet e aktivitetit të saj artistik por foli edhe më gjerë mbi momentet kyçe të jetës.

E ftuar në emisionin ‘Abc e Pasdites’ ajo tregon se sot jeton krejt e vetme mje nje pension minimal dhe detyrohet te shese lule.

“Jo vetëm Ansambli që më mungon shumë, por më mungojnë këngët. I dua shumë I dashuroj. Edhe spektatori. Me Ansamblin e Beratit patëm shumë suksese të njëpasnjëshme.” – shprehu Virgjinia teksa kujtonte kohët e shkuara.

Në moshën 72 vjeçare, Virgjinia humb bashkëshortin, të ndjerin Thimio Ristani dikur akrobat i cirkut në vend. Kjo humbje e madhe e la Virgjininë të vetme si pasojë edhe e pamundësisë për të pasur fëmijë. Ajo shpreh se fati nuk e deshi që të ndërtonin një familje të madhe, por dashuria nuk mungoi deri ditën e fundit.

“E vështirë shumë është, ne shkonim shumë mirë. Si dy zogj na thonim. Me kujtimin më të mirë ka ikur, jo vetëm nga mua por nga të gjithë njerëzit që e njihnin edhe e donin.” – tha e prekur zonja.

Virgjinia tregon se sot jeton nëpërmjet një pensioni minimal prej 1.800 lekësh dhe mungesa ekonomike e ka detyruar të shes lule në anë të rrugës. Sipas saj, fillimet me lulet qenë të sikletshme por ajo nuk ndaloi së tregëtuari trëndafilat që i rrit me përkujdesje në kopshtin modest mbrapa shtëpisë.

“Unë kam shumë trëndafila, edhe lule të tjera në shtëpi. Më thotë dikush, shiti ato trëndafilat. Jo se është turp I thashë. Bëra një tufë me trëndafila dhe i vura te parvazi afër shtëpisë. I vura atje. Ecja rrugës dhe thoja ‘pse e ula veten unë?’ më vjen një zonjë dhe më thotë ‘Ku i shet ato ti? Bjermi mua.’ Aty plasi cipa.” – tha me humor 82 vjeçarja.

Për kënaqësinë e shikuesve, Virgjini Mile Ristani këndoi dhe copëza nga këngët e njohura të Beratit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME