18-vjeçari i verbër shembull frymëzimi, përfundon me sukses gjimnazin: E vështirë, s’ja dilja dot pa shokët

Emisioni “Jeto me Orën” ka sjellë një histori sa frymëzuese aq edhe emocionuese për të gjithë të rinjtë.

Nga errësira gjeti dritën! Ai është Elsoni, 18-vjeçari i cili ka lindur i verbër, por kjo nuk e ka penguar aspak të vazhdojë si bashkëmoshatarët e tij gjimnazin.

Sigurisht rrugëtimi për të nuk ka qenë i lehtë. “Realisht ishte shumë i vështirë kalimi, por jo i pamundur. Shokët më ndihmonin shumë në fillim, për të lëvizur kur kisha nevojë.

Kam një pajisje që quhet voice recorder, i dëgjoj edhe në klasë, por dhe regjistroj mësuesin, shpjegimin e tij me atë pajisje,” rrëfen Elsoni.

Ajo që Elsoni kërkon është mbështetja dhe dashuria për të qenë mes të gjithëve. “Elsoni përfshihet shumë me shakatë dhe gallatat që ne bëjmë në klasë.

Është tip që ka sens humori dhe ambientohet shumë mirë me ne”, rrëfen shoku i tij. “Sigurisht që momenti i parë ka shumë dilemë, pikëpyetje dhe frikë brenda vetes.

Unë punën time me Elsonin e ndërtova si sfidë me veten time fillimisht për t’ia dalë,” rrëfen mësuesja e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME