A do të ndryshojë ora në tetor? Vjen lajmi i papritur

Shumë mund të pyesin nëse do të ndryshojë ora në tetor, siç ndodh prej shumë vitesh. Por, si duket ende nuk ka një vendim.

Parlamenti Europian kishte vendosur që ndryshimi i orës të ndalet të Dielën e fundit të Marsit 2021 për vendet e BE, të cilat duan të mbajnë orën e verës përgjithmonë, ndërsa për Shtetet Anëtare që duan atë të dimrit, ndryshimi do të ndodhë të dielën e fundit të tetorit 2021.

Më 26 Mars 2019, Parlamenti Europian miratoi qëndrimin mbi propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, duke mbështetur ndryshimet e fundit deri në vitin 2021, në të cilën secilit vend i kërkohet të zgjedhë nëse akrepat do të qëndrojnë sipas orës së verës apo dimrit.

Megjithatë, vendimi përfundimtar se kur propozimi i Komisionit do të hyjë në fuqi varet nga Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian. Këshilli i BE -së ende nuk e ka finalizuar qëndrimin e tij.

Duke folur për edicionin irlandez online të The Journal, eurodeputetja irlandeze Deirdre Clooney tha se “propozimi nuk po ecën përpara për momentin dhe ka ngecur”.

Clooney ka mbrojtur prej kohësh heqjen e ndryshimeve të orës në BE dhe dëshiron që vendet të qëndrojnë në orën e verës gjatë gjithë vitit.

“Nëse vendet zgjedhin orën e verës, ne do të kishim ditë më të ndritshme gjatë gjithë vitit. Por në dimër, mëngjesi do të ishte më i errët se mëngjesi i dimrit që të gjithë e dimë, ” thotë ajo. Clooney tha gjithashtu se “Parlamenti u pajtua me propozimin dhe ne votuam për të, por Shtetet Anëtare duhej të binin dakord dhe kishte ndarje”.

Kur u zbatua për herë të parë ndryshimi i orës në Evropë?

Ora e verës ndryshon gjithmonë të Dielën e fundit të Marsit (një orë përpara) për verën dhe të Dielën e fundit të Tetorit (një orë mbrapa) për dimrin.

Ishte viti 1976, me rastin e krizës së naftës, ku u vendos në Evropë të futet ora e ditës me qëllim të shfrytëzimit të dritës së diellit për orët e punës dhe kursimit të energjisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME