Mbi 200 qytetarë të infektuar me ko ronav irus ndodhen të shtruar në spitalet Covid 1 dhe Covid 3, ku po marrin trajtimin e nevojshëm me shpresën e kapërcimit të kësaj sëmundjeje, që po shkakton vik tima çdo ditë.
Siç njofton vetë Ministria e Shëndetësisë, disa prej pacientëve ndodhen në gjendje të rënduar. Ashtu si çdo ditë, familjarët e pacientëve qarkojnë Spitalin Infektiv në QSUT në pritje të lajmeve për të dashurit e tyre që ndodhen të shtruar aty.
Prej 3 ditësh, kjo e moshuar nuk merr asnjë informacion për bashkëshortin e saj. 68-vjeçari u soll në Infektiv me kod të kuq nga spitali i Gramshit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ka 2 netë që e moshuara fle jashtë, pavarësisht se temperaturat kanë nisur të bien gjatë natës, dhe detyrohet të prese mëngjesin siç thotë ajo vetë, me kokën mbështetur tek kangjellat.