Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutuan disa prej problematikave më kryesore që shoqërojnë turizimin, sidomos gjatë sezonit të verës.
Një prej tyre ishte mungesa e stafeve të kualifikuar.
Ekspertë turizmi dhe përfaqësues të disa biznese u shprehën të shqetësuar nga mungesa e interesit të shqiptarëve për të punuar gjatë sezonit veror, e sipas tyre, problem nuk është aspak pagesa.
“Një kamarier në një restorant të mirë në Dhërmi, vetëm bakshish mund të bëjë 6-8 milion lekë në fund të sezonit”, tha Ismail Hoxha.
Po ashtu, ai shtoi se pronarët e bizneseve kanë gjithnjë probleme me punësimin e sanitareve, pasi këto të fundit largohen nga puna nëse nuk bien dakord për pagesat e dëshiruara.