Nje shperthim i fuqishem me lende eksplozive e dyshuar e llojit tritol ka ndodhur rreth ores 23:45 ne mesnaten e kaluar ne bulevardin “Mehmet pashe Plaku”ne hyrjen e baneses se familjes Ҫoҫja.
Ende nuk dihet sasia e lendes eksplozive por fatmirësisht dëmtimet ishin vetëm materiale .
Ndonëse policia po vijon krehjen e vendit te ngjarjes pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e konflikteve te me përparshme .
Nje pjestar i familjes se demtuar pikerisht shtetasi Q.Ҫ ishte shenjester e nje atentati te mundshem me autor te dyshuar shtetasin I.H, person jo pak i njohur per organet e zbatimit te ligjit, vetem pak dite me pare por ende nuk dihet nëse ngjarjet kane lidhje me njera tjetren.
Dyshimet e para te kesaj ngjarje bazohen ne nje konflikt te mundshem pronesie nderkohe policia dhe grupi hetimor po punojne per zbardhjen e plot dhe dokumentimin e ngjarjes.
/FOTO ILUSTRUESE



