Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në brigjet e Greqisë, me dridhjet që janë ndjerë deri në Turqi, Egjipt, Siri dhe Izrael.
Lëkundjet vijnë vetëm një javë pas tërmetit të kaluar me madhësi prej 6.3 Rihter që ndodhi në Kretë.
Epiqendra e tërmetit besohet të jetë afër ishullit Dodekanez të Rodosit.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi në Tëitter këtë mëngjes se ky tërmet 6.4 u ndej në Detin Mesdhe Lindor, Greqi të jugut.
Sakaq, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e tërmetit, ku shihet se si objektet e një supermarketi lëkunden gjatë tërmetit.
A strong #earthquake with a magnitude of 6.0 hit the Mediterranean Sea. Tremors were felt in #Greece and many cities in #Turkey pic.twitter.com/7VAq6ahrRN
— Aleksander Onishchuk (@Brave_spirit81) October 19, 2021