Një tjetër “parti” i është shtuar skenës politike në Kosovë. Ky subjekt i ri është një iniciativë për të satirizuar politikanët në Kosovë.
PPK-ja (Partia e Pijanecve të Kosovës) ka garuar në disa komuna me sloganin “Birrat na bashkojnë”.
Bashkëthemeluesi, Arbër Rama dha një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tha se së shpejti do të hapin një degë dhe në Shqipëri.
Kjo pasi siç thekson ai, prej vitesh nuk ka opozitë dhe synon të rrëzojë pushtetin aktual.
“Për ekskluzivitetin tuaj, jemi shumë pranë që të hapim degën tonë në Tiranë. E kemi parë të arsyeshme, sepse ju mungon opozita tani e disa vite.
Kemi vendosur që të vijmë te ju dhe të luajmë rolin e opozitës”, deklaroi ai.