Vijon debati mes mamave në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Kryefjala ka qenë pikërisht akuza e mamit të Kristinës, e cila i tha mamave që e komentojnë negativisht me adresa ‘fake’ në Instagram.
Asnjëra nuk e ka pranuar këtë akuzë, por mamaja e Kristinës nuk heq dorë dhe insiston, që askush tjetër nuk mund ta urrejë në këtë mënyrë.
“Ne jemi të gjitha mamatë aty që realisht jemi si mamatë e fëmijëve. Të tilla prezantohemi në publikë, nuk prezantohemi si vetja jonë, dmth si ne. Nuk kemi ardhur të tregojmë se kush jemi, as ça pune bëjmë, as ça bëjmë në jetën tonë. Ne thjesht kemi ardh si mamatë që mbrojmë fëmijët. Unë këtë doja të thosha, pavarësisht se u mor negativisht.
Vazhdoj të mendojë që komentet negative ndaj meje janë nga mamatë dhe këtë nuk ma heq njëri nga mendja, sepse ka ndodhur pikërisht 5 min pasi është publikuar video te “T’ka mami yll” dhe nuk mundet një njëri të më urrej mua aq shumë se ne nuk jemi as të famshme, as personazhe publikë, asgjë dhe janë nga mamatë me adresa fake”, tha mami i Kristinës.