Kryeministri Edi Rama nuk hezoi ti kujtojë sërish Lulzim Bashës problemet e brendshme në parti. Ai madje e ironizoi edhe për mbështetjen e 95% të demokratëve.
Ironinë e përforcoi duke e sfiduar që me aku’za ndaj tij të shpër thejë kur të jetë në gjendje të mbledhë 50 demokratë jashtë selisë së PD.
“Sa për pranë njerëzve nuk ma tregon dot mua ti. Sa kilometra dhe sa njerëz kam takuar unë për shkak të detyrës nuk i kanë takuar bashkë të tërë kryeministrat që nga formimi i shtetit shqiptar.
Zotërote nuk takon as partinë tënde sot, nuk del sot nga zyra të shkosh të takosh njerëzit e tu, të partisë tënde dhe më tregon ti mua se çfarë është të jesh pranë njerëzve. Ti nuk e mëson dot se je vonë, por të paktën dilju zot atyre njerëzve të tu se i ke dhe 95% dhe mos i lër rrugëve.
Mos hajde këtu të bësh leksione morali dhe mos hajde këtu të ndysh shtëpitë e shqiptarëve sa herë del. Arsyeja pse ti nuk fiton je ti, me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush.
Ti gënjen veten tënde dhe mund të gënjesh dhe të tjerët për njëfarë kohe, por ndrysho sa nuk është vonë. Jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të respektuar dhe ty me partinë tënde.
Por që kjo parti është partia më e bukur e lindjes, Give me a break! Miss Lindja! Ti mund të jesh mistër Lindja sot, por lind më në fund.
Mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat e mjekut, bëhu burrë dhe mos hajde këtu me dëngla, aku za, shpifje, baltë dhe llumë. Hajde me argumenta.
Edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që ti je lideri i tyre, saqë edhe tani çdo ditë gdhihen dhe ngrysen me idenë je ti apo nuk je ti, mund të jesh vërtet ti ai që këta vërtet i kanë thenë vetes apo mund të mos jesh.
Ke një mundësi ti shmangësh këto buda’llallëqe. Nëse ke fakte hajde ti ballafaqojmë. Këtë me të fortin na e kurse dhe pranë njerëzve mos e përsërit më derisa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë.
Jo më shumë se 50. Kur ti mbledhësh 50 bashkë jashtë mureve të SHQUP-it hajde pastaj flasim pastaj të keqen vëllai, të kam xhan”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.