SHKODËR, FAMILJES ME 8 ANËTAR I HEQET NDIHMA EKONOMIKE

Prej 3 muajsh familjes Ramazani që jetojnë prej 15 vitesh në Shkodër i është hequr ndihma ekonomike që ishte e vetmja e ardhur që kishin.

Sipas kryefamiljarit Artur Ramazani ndihma ekonomike nuk i është dhënë më me pretendimin se është i punësuar ndërkohë që e vetmja punë që bën është mbledhja e kanaçeve në koshat e mbeturinave për të fituar bukën e gojës.

Që pas heqjes së ndihmës ekonomike familja nuk ka mundur të paguaj qeranë e shtëpisë ku jeton ndaj dhe pronari i ka paralajmëruar që do t’i nxjerrë jashtë.

69 vjeçari i bën thirrje insitucioneve përgjegjëse që t’i rikthejnë ndihmën ekonomike.

Nuk është hera e parë që familja Ramazani përballet me një situatë të tillë ndaj shpresojnë që sërish kjo gjë të zgjidhet. 15 vite më parë kjo familje erdhi nga qyteti i Peqinit dhe u vendosën në Shkodër ndërsa jetojnë mes shumë vështirësive ekonomike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME