Shqiptarja Klodiana Çela pak ditë më parë plagosi ish-burrin e saj në sy të vajzës së tyre 13-vjeçare.
Ajo ka deklaruar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijën. Sipas versionit të shqiptares, i plagosuri ka kërcënuar vajzën, e cila është larguar me shokun e saj të klasës.
“Ndal ose do të qëlloj dhe do të them që të qëlloi nëna jote”, citon Çela t’i ketë thënë mjeku grek vajzës.
“U ktheva dhe i thashë ‘mos i thuaj budallallëqe fëmijës”, është shprehur Klodiana Çela. “Nxitova t’ia merrja ar mën por në atë moment ai qëlloi”, ka thënë ajo.
“E mbrojtja fëmijën me të gjitha forcat e mia. Pyesni ata nëse janë penduar që morën fëmijën nga një nënë për 5 vite me radhë. Unë e mbrojtja fëmijën tim. Nëse ka drejtësi, unë dhe fëmija im duhet të jemi bashkë,” u shpreh ajo.
Mediat greke raportojnë se gjendja e të plagosurit po përmirësohet. Ndërkohë hetuesit kanë dyshime se shqiptarja kishte për qëllim ta rrëmbente vajzën dhe të arratisej bashkë me të në Shqipëri.