Kuvendi është mbledhur sërish ditën e sotme për të vijuar seancën për diskutimet e projektbuxhetit 2022 dhe paketën e re fiskale,
që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Një numër i madh deputetësh është regjistruar për të marrë fjalën.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho i cili ka dalë hapur pro Sali Berishës dhe kundër Lulzim Bashës, ironizoi këtë të fundit pasi mbaroi fjalën e tij në Kuvend.
“Mbaroi Foltorja, kalojmë në votim”, tha Spaho duke shkaktuar të qeshura.