E pabesueshme…/ 30 punonjes ne Shkoder prej 3 muajsh pa marre rrogen…

Nga Senad Nikshiqi

Rreth 30 punonjëse të një rrobaqepsie në Shkodër prej 3 muajsh nuk kanë marrë as pagat e as sigurimet shoqërore.

Në këtë mënyrë këto 30 punonjëse kanë bërë një padi në prokurori që me 13 shtator të këtij viti, datë në të cilën sipas këtyre punonjesve pronari i kompanisë ka mbyllur rrobaqepsinë duke hapur një tjetër por pa i paguar punëtorët që ka patur më përpara.

Këta 30 punonjëse shprehn se sigurojnë të ardhurat e familjes me atë punë dhe kërkojnë drejtësi. Shume prej tyre janë me problem ekonomike dhe sociale.

30 familjaret apelojnë ndaj institucioneve që të ndërhyjnë tek firma e cila pretendojnë se i ka lënë 3 muaj pa paga dhe sigurime shoqërore në mënyrë që të marrin pagat që u takojnë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME