Ata që refuzojnë vaksinimin në Austri pasi masa për vaksinimin e detyrueshëm të hyjë në fuqi do të gjobiten deri në 7000 euro ose do të duhet të bëjnë disa javë burg. Po ashtu edhe në vende të tjera europiane po veprohet njësoj, ndonëse ndryshon masa e gjobës.
Po në Shqipëri a po mendohet kjo mundësi?
Lidhur me këtë, ka folur shefja e departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, në emisionin “Zona Zero”.
“Gjobat janë një mjet, por jo i vetmi mjet. Unë e kam thënë, ajo bindja vjen dhe ezaurohet. Amerika është vendi më liberal, po me qasjen më konservatore. Këta vende e ezaurojnë veten, dhe kanë nevojë për mekanizma detyrues”, tha Bino.
Megjithatë, ajo shtoi se Komiteti i Ekspertëve, i merr vendimet të përbashkëta, ndonëse anëtarët kanë mendime të ndryshme.
/News31