Doza e tretë e vaksinës anti COVID do të jetë e mundur në Shqipëri për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç,
me kushtin që të kenë kaluar 6 muaj nga bërja e dozës së dytë. Lajmin e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë.
“Çdo qytetar mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës përforcuese të vaksinës kundë COVID-19 nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë”, shkruan Ministria në Facebook.