Në emisionin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan solli situatën e kopshteve në Sarandë.
Një qytetar kërkonte të regjistronte djalin 3-vjeçar në kopsht, por është përballur me kushtet skandaloze.
Fëmijë të vegjël flenë në shezlongë të përshtatur si krevatë. Në kopshtin “Soros” numër 2, vetë personeli pranon se fëmijët flenë, luajnë e hanë në të njëjtin ambient dhe nuk kanë as vend dhe as krevatë.
E njëjta situatë edhe në kopshtin numër 4, ku nuk kanë ardhur akoma krevatët për fëmijët.
Ndërkohë, ditën e sotme, Thoma Nika, zëdhënës i bashkisë së Sarandës, tha për emisionin “Stop” se nuk është problem krevatësh, por hapësire, ndaj po shihet për ambiente të tjera me qira. Ai tha, se kjo do të parashikohet me buxhetin e vitit të ardhshëm.