Ben Blushi është tërhequr nga drejtimi Top Channel. Katër vite pasi mori postin e drejtorit të Përgjithshëm, ai ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Sakaq, nuk ka vonuar as reagimi i Presidentes Vjollca Hoxha e cila në një e-mail drejtuar stafit, shkruan se drejtimin e Top Channel tashmë do ta marrin trashëgimtarët, referuar fëmijëve të saj, Sara, Lori, Redia dhe Etan Hoxha.
Vjollca Hoxha e falenderon Blushin për kontributin e tij duke shtuar se rrugëtimi i televizionit kombëtar vazhdon.
“Duke falenderuar z.Blushi për kontributin e tij në Top Channel, rruga jonë e përbashkët vazhdon, në vigjilje të 20 vjetorit të shtëpisë sonë të dytë, drejt 20 viteve të tjera e më shumë, që uroj të jenë po kaq të shkëlqyera në mos më tepër nga puna e secilit prej jush.
Top Channel do të vazhdojë të administrohet nga trashëgimtarët e atij që 20 vite më parë nisi një ëndërr të bukur që ju e mbani gjallë çdo ditë,”- ka shkruar ajo.