Historia e trishtë e çiftit që humbën jetën nga Covid, burri i kërkoi infermieres që gruas së tij…

Rrëfimi i një infermiereje në Serres, Greqi për një çift që humbi betejën me koronavirusin thyen zemrat.

Ndihmës infermierja Stella Hinaki, i këndoi pacientes që ishte e shtruar në spital me Covid, pasi bashkëshorti i saj e kërkoi një gjë të tillë.

Ajo përshkruan me emocion ngjarjen me çiftin, të cilët ndërsa po trajtoheshin në spital në reparte të veçanta, burri i kërkoi asaj t’i këndonte një këngë gruas së tij. Infermierja rrëfehet mes lotësh, ndërsa thotë se të dy ata humbën jetën disa ditë më vonë.

Burri ishte mjek dhe e pyeti infermieren për gruan e tij që ishte në një repart tjetër: “Çfarë po bën gruaja ime? “A mund të shkoni t’i kushtoni një këngë asaj?”

“Shkova dhe bëra dedikimin. “Familjet po humbasin”, tha infermierja. E pyetur se cilës këngë i ka kushtuar, ajo tha se është shumë e ngarkuar dhe nuk mund ta thotë.

Infermierja nuk ka harruar të falënderojë kolegët dhe drejtorin e repartit, për dashurinë dhe mbështetjen që i tregojnë njëri-tjetrit dhe të kërkojë nga bashkëqytetarët që të vaksinohen që të mos përjetojmë situata të tjera të vështira.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME