Nënkampion Bote në peshëngritje, medalje bronzi në Europianin e vitit 2000, pjesëmarrës në dy olimpiada, në vitet 1996 dhe 2000 te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti.
Ajo që e riktheu në vëmendjen ish kampionin ishte deklarata e tij në një Vox Pop në qendër të Tiranës, ku u pyet për patronazhistin e tij, Suli e tregoi qartazi zhgënjimin e tij duke theksuar se ishte i papunë.
Në një intervistë për News24 me Çenkuela Hasën, Suli foli për punësimin e tij si trajner në krye të ekipiti të Kamzës.
‘Pavarësisht se punoj te ekipi i Kamzës, i qëndroj deklaratës time, ikni nga Shqipëria me vrap’- tha ish kampioni.