Djali i Dukagjinit, 52 vjeçari Petrit Çuni, gradohet Gjeneral Brigade nga Presidenti i Republikës…

52- vjeçari nga fshati Gimaj i Njësisë Administrative Shalë në Bashkinë e Shkodrës, Petrit Çuni me profesion ushtarak, ka arritur një sukses të veçantë në karrierën e tij. Me dekret nr. 13346, datë 26. 11. 2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Kolonel Petrit Çuni, në detyrën Përfaqësuesi i Lartë Ushtarak Kombëtar, në Komandën Strategjike të NATO-s, në Mos Belgjikë, gradohet me gradën madhore Gjeneral Brigade.

Është një sukses i spikatur, i një karriere të shkëlqyer të nisur në vitin 1984 si student në Akademinë Ushtarake “Skendebej”. Natyrisht, është krenari për vetë Gjeneral Brigade Çuni, familjen, të afërmit, miqtë e të njohurit por edhe për krejt Dukagjinin. Janë të shumta urimet që ka marrë oficeri i lartë, mes të cilëve edhe nga Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, e cila ka ka shpallur më herët “Nderi i Shoqatës Atdhetare Dukagjini”.

Sigurisht, nuk kanë munguar as falenderimet publike nga Gjeneral Brigade Petrit Çuni. Ai i ka dërguar një letër falenderimi zyrtare Shoqatës Atdhetare “Dukagjini”, teksa ka publikuar edhe një fotomontazh me një pjesë të urimeve që ka marrë me rastin e gradës madhore të fituar.

Karriera e djalit nga Dukagjini në Forcat e Armatosura është e shkëlqyer dhe e pandërprerë, gjithmonë në ngritje. Biografinë e tij mund ta shihni të përmbledhur në fotot më poshtë. Ne nuk na mbetet asgjë tjetër veçse ti bashkohemi urimeve më të përzemërta për Gjeneral Brigade Petrit Çuni, djalin e Dukagjinit që na bën krenarë të gjithëve. /ShkodraWeb/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME