11 EFEKTIVË POLICIE REZULTUAN PËRDORUES DROGE, JA REAGIMI I TYRE

Teksa testimi për të provuar nëse në radhët e policisë ka përdorues droge, vijon,

burime bëjnë me dije se nga përgjigjet e para të analizave kanë rezultuar edhe raste pozitive. Bëhet fjalë për disa komisariate të kryeqytetit, ndërsa efektivët kanë shfaqur pretendime për pavërtetësi të analizave duke regjistruar ankesat e tyre.

Siç parashikon edhe ligji, kërkesat e tyre do të shqyrtohen dhe mund ti nënshtrohen një testimi të dytë. Ende nuk ka një numër të saktë të efektivëve që kanë rezultuar si përdorues droge, ndërsa rastet janë kontaktuar edhe në Tiranë.

Efektivët që dalin pozitiv do të lirohen menjëherë nga detyra, ndërsa për raste specifike mund të ketë edhe nisje të hetimeve apo masa shtrënguese. Më datë 11 dhjetor pritet që drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano të ketë një konferencë për shtyp. Gjatë kësaj konference pritet të tregojë edhe detaje rreth testimeve për drogën në radhët e policisë.

Gjithashtu, rreth kësaj date Nano pritet që të ketë edhe një takim me drejtues të Guardia di Finanzas italiane por ende nuk është bërë e ditur nëse do të zhvillohet në Tiranë apo në shtetin fqinj. Konferenca mes dy agjencive do të trajtojë mes të tjerave edhe luftën e përbashkët kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME