Reshjet e dendura të shiut gjatë gjithë natës kanë shkaktuar, problematika në disa zona të vendit.
Që prej mbrëmjes së të dielës, rajoni i Lezhës është përfshirë nga reshje të dendura shiu të cilat kanë nisur që të krijojnë problemet e para.
Në disa zona të qytetit ka pasur prezencë të ujit, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve. Gjithashtu ka pasur një shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat.
Moti i me reshje shiu ka sjellë probleme dhe në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ku sipas raportimeve janë në errësirë që prej mbrëmjes së kaluar.
Moti i keq ka sjellë përmbytje në disa rrugë në qytetin e Durrësit.Ka prani të madhe të ujit në rrugët pranë stadiumit, dhe tek rruga që të çon në zonën e Currilave në Durrës.
Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve.