RESHJET/ DISA ZONA PA ENERGJI ELEKTRIKE NË QARKUN E SHKODRËS…

Në territorin e Prefekturës së Qarkut Shkodër kanë vazhduar reshjet e shiut me intensitet të ulët gjatë natës, teksa përveç mungesës së energjisë elektrike në disa zona, nuk ka problematika të tjera.

Nga DRV Shkodër nuk raportohen probleme me qarkullimin. Nga strukturat e OSHEE informohemi se pa energji elektrike për momentin janë Fideri Hajmel i N/st Vau Dejës, Fideri Gjegjanë në N/st e Fushë Arrëzit, disa abonentë në Qafe Mali, 4 Kabinat e fundit të Fiderit Zues dhe një kabinë e F4 të Sh1.

Po punohet për riparimet e defekteve, ekipet janë në terren.

Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë informohet se nivelet e ujit në lumin Buna janë poshtë leximit minimal të hidrometrit, që fillon nga 6m.

Niveli ujit në lumin Drin është poshtë leximit minimal të hidrometrit që fillon nga 5 m.

Buna në Dajç është poshtë leximin minimal të hidrometrit që është nga 3m. Lumi Kir tani ka rreth 60 m/s ujë, lumi Gjadër ka rreth 50 m3/s ujë.

Në argjinaturat e mbrojtjes nga vërshimet e lumenjve nuk janë konstatuar probleme.

Në aksin e Q.Thores po punohet për normalizimin e qarkullimit, gjatë ditës se djeshme ka pasur 80cm reshje dëbore, për momentin aksi është i kalueshëm me zinxhir për mjete të rënda.

Nga sektorët e Emergjencave Civile të bashkive nuk raportohen probleme në infrastrukturë dhe komunitet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME