Shpërblimet për festat e fundvitit/ Dhe e dini sa lekë do të përfitojnë pensionistët?

Nën drejtimin e Kryetares, njëherazi dhe Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në datë 07 dhjetor 2021 u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Me vendim unanim, Këshilli miratoi projektin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për shpërblimin e pensionistëve me 5,000 lekë për festat e fundvitit 2021.

Efekti financiar për dhënien e bonusit është parashikuar në vlerën 3.5 miliardë lekë dhe një pjesë e tij do të financohet nga buxheti i ISSH-së.

Shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2021 dhe do paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2021, ato të paguhen edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë mbledhjes, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH-së, Astrit Hado konfirmoi edhe një herë qendrueshmërinë financiare, si dhe performancën pozitive në grumbullimin e të ardhurave, tendencë e cila parashikohet të jetë e tillë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME