Kryeministri Edi Rama postoi mengjesin e sotem nje risi për festat e fundvitit,
por, nuk kaluan as disa minuta dhe ky postim i Ramës u fshi nga rrjeti social. Ende nuk dihet arsyeja se pse portimi u fshi.
Bëhet fjalë për një konkurs në tre fusha, “fotografia e vitit”, “video-kërkesa ime” dhe “urimi im”. Të gjithë ata që duan të marrin pjesë duhet të dërgojnë materialet e tyre në adresën shqiperiaqeduam.al.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me prezantimin e kësaj nisme të fundvitit e me ftesën që të mendoni për një Fotografi, një Videokërkesë në shërbim të komunitetit tuaj (shkollë, lagje a qendër pune) apo edhe thjesht një Urim në https://shqiperiaqeduam.al, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.