Gazetari Artan Hoxha ka lajmëruar se është thirrur nga Prokuroria e Durrësit dhe po shkon të dëshmojë.
Ai bën me dije gjithashtu se një thirrje e ka marrë dhe nga Prokuroria e Elbasanit.
“Ditet e fundit kisha dy thirrje per t’u paraqitur ne prokuroritne e Durresit dhe te Elbasanit.
Meqe koha eshte me diell, thashe te zgjedh prokurorine e Durresit, ku i dihet mbase jemi me kembe te mbare…”, shkruan Hoxha krahas videos që poston.
Ende nuk dihet arsyeja se përse gazetari është thirrur në këto dy institucione të rëndësishme të drejtësisë.